E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irak, policia arrestohen 15 rebelë të Al-Kaidës

Bagdad -Të paktën 15 anëtarë të Al-Kaidës dhe të një grupi rebelësh të akuzuar se kanë vrarë pesë policë në fund të dhjetorit, janë arrestuar sot nga policia irakiane. Forcat irakiane ndërmorën sulmin në fshatin al-Abaishi, një ish-bastion i Al-Kaidës, fare pranë Tarmiyahut, 40 kilometra në veri të Bagdadit.

“Pati përleshje që zgjatën një orë dhe njëri prej policëve tanë u vra"i deklaroi AFP-së koloneli Tufik al-Janabi, i policisë lokale Rebelët "u përkisnin rrjetit Al-Kaida dhe grupit Nagshabandija", rebelë të pranishëm në veri të Iarkut, njofton koloneli Janabi, i cili i akuzon se kanë shkaktuar zhvendosjen e familjeve shiite dhe se janë përgjegjës për vdekjen e policëve dhe të ushtarëve.

Më 23 dhjetor, pesë policë, njëri prej të cilëve oficer, janë vrarë nga shpërthimi i një bombe në çastin kur autokolona e tyre kaloi në Tarmiyah. Bomba ishte vendosur për autokolonën e nënkolonelit Ismail Fayçal, shef i policisë së al-Mashahida, lokalitet aty pranë.

Trembëdhjetë talebanë dhe pesë civilë janë vrarë të shtunën gjatë përleshjeve në provincën Badghis, në veriperëndim të Afganistanit, njoftojnë sot burime policore. Aktet e dhunës shpërthyen dje në mbrëmje në distriktin Mugur të provincës Badghis.

"Disa talebanë sulmuan një shef të rëndësishëm fisnor dhe e vranë, si dhe bashkëshorten. Banorët e rajonit u ngritën ta mbronin dhe filloi në këtë mënyrë një betejë e vërtetë, gjatë të cilës u vranë tre civilë dhe u plagosën pesë të tjerë", i deklaroi AFP-së Mohamed Ayob Niazyar, shef i policisë së provincës.

"Policia shkoi në vendin e ngjarjes dhe u përlesh me talebanët. Trembëdhjetë prej tyre u vranë dhe shtatë të tjerë u plagosën. Asnjë humbje nuk u njoftua në radhët e policisë", shtoi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›