E Diel, 1 Nëntor 2026

Tahiri: Kosova jo dialog politik me Serbinë

PRISHTINË- Shefja e Delegacionit kosovar në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka përsëritur qëndrimin e Qeverisë së Kosovës, se dialogu që po zhvillohet me Serbinë është teknik dhe ka hedhur poshtë mundësin e shëndrrimit në atë politik.

Edita Tahiri në përballjen më analistë dhe gazetarë në Radio Televizionin e Kosoves ka vlerësuar Serbinë si faktor të dobët në diplomaci.

Duke komentur modelin e dy Gjermanive, të cilin e ka propozuar Presidenti serb Boris Tadiç, Tahiri e vlerëson si model që, në këtë rast, përkon pikërisht me Kosovën dhe Shqipërinë dhe jo Kosovën e Serbinë.

Tahiri, ka theksuar se Kosova do të të përfaqësohet si shtet në nismat rajonale. Ajo largoi dyshimet se do të bëhet ndonjë kompromis në raundin e ardhshëm të bisedimeve në këtë drejtim.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›