E Diel, 1 Nëntor 2026

"Konomi" dhe "21 janari", Nishani: Policia kreu misionin, fjala e fundit Prokurorisë

TIRANË- Ministri i Mbrojtjes Bujar Nishani bën analizën për vitin 2011 në një pritje me gazetarët. Ministri Nishani duke i’u përgjigjur interesit të gazetarëve rikujtoi se ai i qëndron deklaratave të bërë më parë sa i takon njërës nga atentateve më të bujshme të vitit 2011, sic ishte vrasja e gjyqtarit vlonjat, Skerdilajt Konomi.

“I qëndrojmë deklaratave. Policia ka përcjellë prova dhe informacione që ne i gjykojmë që janë ë rëdnësishme për Prokurorinë. Policia e Shtetit mbetet e gatshme për të ofruar kapacitet e saj profesionale në shërbim të grupit hetimore për të adresuar çdo cështje për tu gjykuar”, - deklaroi Nishani.

Ministri Nishani nënvizoi se strukturat e shtetit u angazhuan për mbrojten e rendit publik gjatë 21 janarit duke përmbushur me sukses misionin e tyre, ndërkohë theksoi se dhunuesit do të përballen me ligjin.

“Të gjitha strukturat e shteti që u angazhuan në mbrojtjen e rendit publik dhe sigurisë publike dhe në 21 janar padyshim kanë përmbushur misionin e tyre. Unë e kam shprehur mendimin tim se dhunimi i institucioneve, është padyshim një veprimtari kriminale, por kjo cështje është tashmë në hetim dhe duhen gjykuar aktorët që ishin prezent në sulmin e institucioneve kushtetuese që iu bënë më 21 janar”, - u shpreh ministri Nishani.

Për ministrin e Brendshem, me lëvizjen e lirë për qytetarët shqiptare dhe rajonit, Komisioni Europian realizoi objektivin e tij, një objektiv shumë human, i përmasave të funksionimit të një hapsire të demokracisë, me ndikimin në procesin e integrimit, ku hapi kryesor, sikurse u shpreh ai, "është integrimi kulturor, integrimi i mentaliteteve".

Kreu i Ministrise se Brendshme, Nishani, shprehu gjithashtu anagazhimin e dikasterit të tij për të evidentuar dhe goditur në kohë fenomenet abuzuese me procesin e levizjes se lirë, kryesisht kërkesat e qytetarëve për azil. "Do vijojmë sqarimin e qytetarëve për kriteret që duhet të respektojmë, ndërsa do të marrim masa për te goditur fenomene abuzuese. Koha e azilit në Europë, ka përfunduar",-theksoi ministri Nishani.

Duke e konsideruar vitin 2012 si një vit te rëndësishëm që përkon me 100 vjetorin e pavarësisë, Nishani tha se ministria e Brendshme realizoi objektivat për vitin që lame pas. “Viti 2011 për Ministrinë e Brendshme ishte me dinamikë të madhe, u përmbushën në mënyrë dinjitoze detyrimet në përballimin e sfidave për vendin. Përballuam situatën e përmbytjeve dhe të zjarreve. U menaxhua fluksi i madh i turistëve gjatë sezonit veror dhe u sigurua rendi dhe qetësia.”, - u shpreh Nishani.

Duke u ndalur në analizën e kriminalitetit, ministri vlerësoi se treguesit flasin për rritje të nivelit të goditjes së krimit, zbulueshmërisë së veprave dhe rritjen e besimit të publikut te policia. “Niveli i zbulueshmërisë së vrasjes u rrit në masën 84%. Është bërë zbulimi i 298 veprave të vjetra nga të cilat, zbulimi i 7 vrasjeve, 4 tentativa, 31 vjedhje me dhunë, 49 vjedhje banesash, 29 vjedhje automjetesh etj” - theksoi Nishani.
(el.me/BalkanWeb)
Lidhje te tjera VIDEO: Nishani për vrasjen e gjyqtarit Konomi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›