France-Derbi perfundon ne barazim 2-2 ndeshja Marseje-Lion
Një barazim spektakolar me gola ka mbyllur dje javën e 22-të të kampionatit në Francë. Nuk ishte gjë e vogël, por ai që quhet derbi i këtij vendi të lavdishëm pasi në fushën e “Velodromit” zbritën Olimpik i Marsejës dhe Lioni.
Edhe pse vendasit u dukën se e morën ndeshjen në kontroll, miqtë ia arritën të kundërpërgjigjeshin dhe të rrëmbenin një barazim 2-2. Gjithçka ndodhi në pjesën e parë, të paktën përsa i përket golave.
Golin e parë për marsejezët e shënoi Shejru që në fillim pas një aksioni të Lua Remisë dhe gabimit të Brandaos. Goli i dytë pati për autor Brandaon i cili realizoi në mënyrë spektakolare pas krosimit të marrë nga Shejru.
Vetëm dy minuta pas golit të dytë vendas, Gomis shkurtoi diferencën pas një goditjeje nga këndi të suedezit Kim Kalstrom. Barazimi erdhi në limitet e pjesës së parë dhe ishte një autogol i Gonalonit pas krosimit të Ali Sisokos.
Në pjesën e dytë, Marseja iu afrua golit të fitores, por nuk ia arriti. Ky rezultat i bëri më shumë punë kryesueses së kampionatit, Paris SG, që fitoi të shtunën 3-1 ndaj Evianit dhe është në vend të parë me 49 pikë, ndjekur nga Monpelje me 46. Lion ka 39 pikë po aq sa Lila kampione që ka një ndeshje më pak ndërsa Marseja ka 38 pikë.