Atletiko e Madridit mbetet larg Liges se Kampioneve
Shpresat për të shkuar në Ligën e Kampionëve nuk janë shuar, por për Atletikon e Madridit rezultati i së dielës nuk është se ndihmon shumë. Në “Visente Kalderon” përballja me Valencian përfundoi pa gola dhe vendi i katërt nuk u kap dot këtë herë.
Me atë që paraqiti në fushë, Atletiko e meritoi të fitonte, por në futboll rëndësi kanë golat dhe bardhekuqtë madrilenë nuk arritën të shënonin asnjë.
Valencia zbriti në fushë për të marrë një barazim dhe, nëse do t’i paraqitej mundësia, edhe për të fituar. Duke qenë forca e tretë e kampionatit spanjoll, skuadra valenciane luajti me qetësi dhe vazhdon të jetë e paprekshme direkt pas Realit dhe Barcelonës në renditjen e Primera Divizionit.
Përsa i përket Atletikos së trajnerit Simeone, ende mbetet shumë për t’u bërë, por është fat që vendi i katërt është vetëm 2 pikë larg, por lufta për atë pozicion është shumë e ashpër. Një vend në Champions e synojnë Levante, Espanjol, Bilbao, vetë Atletiko, por edhe Malaga, Osasuna apo edhe Getafe.
Në ndeshjet e tjera të së dielës, Gihon barazoi 1-1 me Osasunën, Vijarreali fitoi 2-1 në fushën e Seviljes dhe Vajekano fitoi po 2-1 në Saragozë.