Superboul Nju Jork Xhajents fituan titullin kampion
Futbolli amerikan ka histori shumë më të gjatë sesa ajo e Superboulit, por është pikërisht ky emër që është gdhendur kaq fort në mendjen e tifozëve. Dhe kampionia e re e Amerikës është Nju Jork Xhajënts pasi fitoi finalen ndaj Nju Inglënd Patriots me rezultatin 21-17.
Ishte një ndeshje e fortë, zhvilluar në Indianapolis, hera e parë që luhej në këtë qytet dhe hera e katërt gjithsej që luhej në një qytet me klimë të ftohtë.
“Gjigandët” e nisën më mirë dhe e fituan pjesën e parë 9-0, për të humbur të dytën 0-10 dhe të tretën 6-7. U desh një pjesë e katërt e jashtëzakonshme, por edhe me fat, që njujorkezët të fitonin këtë betejë të madhe, duke marrë titullin e 4-të në Superboul në 5 finale. Nju Inglënd ishin në finalen e shtatë, por ka 3 tituj, pra një më pak se Xhajënts.
Në pushimin mes dy pjesëve, për kënaqësinë e 68 658 tifozëve në “Lukas Oil Stejdium” në skenë doli ylli i popit dhe rokut, Madona me disa prej këngëve të saj më të mira.
Spektakli ishte i shtrenjtë dhe një reklamë televizive 30-sekondëshe gjatë kësaj ndeshjeje kushtoi plot 3.5 milionë dollarë amerikanë, ndërsa mbi 110 milionë njerëz e ndoqën drejtpërdrejt në televizion vetëm në Shtetet e Bashkuara, ndërsa me qindra milionë të tjerë e ndoqën në të gjithë botën.
Gjithsej, Nju Jork ka 8 tituj në futbollin amerikan, i cili ka nisur të luhet që në vitin 1920 në formatin e një kampionati të rregullt.