iklisti spanjoll Alberto Kontador eshte denuar me 2 vjet pezullim

Çiklisti i madh spanjoll, Alberto Kontador, është dënuar me 2 vjet pezullim nga Gjykata i Arbitrazhit Sportiv, pas apelimit të bërë nga Federata Botërore e këtij sporti. Ky vendim i jep fund një odiseje të gjatë, në të cilën ish-kampioni i Turit të Francës, u fal nga Federata Spanjolle e Çiklizmit, por nuk arriti t’i shpëtonte një ndëshkimi, të cilin ai e quan të pamerituar. Për këtë dënim flet sekretari i përgjithshëm i CAS-it, Matjë Reb. “Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) ka zbuluar se Alberto Kontador ishte fajtor për përdorim dopingu dhe dënimi është që ai duhet të pezullohet për 2 vjet. Me pezullimin që ai tashmë e ka shlyer Kontador mund të kthehet në gara në 6 gusht 2012”, u shpreh Reb. Mediat spanjolle theksojnë se Kontador u dënua edhe pse nuk u provua fajtor. Bashkë me pezullimin, Kontadorit iu hoqën fitoret në Turin e Francës në 2010 dhe në Xhiron e Italisë në 2011. tashmë, kampion i Turit u shpall Andi Shlek i Luksemburgut dhe kampion i Xhiros, Mikele Skarponi i Italisë. Dënimi i Kontadorit është llogaritur që nga Turi i Francës i vitit 2010. Ky dënim do t’ia bëjë të pamundur spanjollit pjesëmarrjen në Lojrat Olimpike të Londrës dhe në Turin e Francës së këtij viti. Në karrierë, çiklisti spanjoll ka fituar Turin e Francës në vitet 2007 dhe 2009.