Lorik Cana - Fitues i çmimit “Lojtari i vitit 2006“

Talentet.com - Mesfushori i Marsejes dhe i Kombetares Shqiptare, Lorik Cana, eshte shpallur lojtari i vitit 2006. Lorik Cana ka grumbulluar 36,2 % te votave te lexueseve te sondazhit gjigand qe organizoi Zyra e Talenteve ne Gjermani dhe Talentet.com ne bashkepunim me faqet me prestigjioze sportive, si Albania-Sport.com, Albanisoccer.com, Tifozatkuqezi.com, Futbolli.com, …
Ky sondazh ishte e mundur qe te votohej edhe ne ballistet.com,deshirat.com dhe tetovaonile.info, gje gjejme rastin ti falenderojme qe pranuan te bashkepunojne me ne per shpalljen e lojtarit me te mire 2006.
Anketa zgjati rreth nje muaji dhe ngjalli nje interesim jashtezakonisht te madh nga shume sportdashes anembane botes ku me ane te votes se tyre shprehen dhe mirnjohjen per lojtarin e tyre te zemres. Eshte hera e pare qe behet nje sondazh i tille me bashkepunimin e te gjithave mediave prestigjoze sportive.
Gjithsesi, sipas rezultateve te sondazhit, Lorik Cana eshte shpallur lojtari i vitit 2006 dhe grumbulloj 36,2 % te votave. Ne vendin e dyte, ndodhet sulmuesi prolifik i Sienas, Erion Bogdani me 16,7 %, dhe ne vend te trete eshte ngjitur mesfushori energjik qe aktivizohet ne Ukraine, Debatik Curri me 13,6 %. Ne votim kane votuar me shume se 10 mije lexues nga te gjitha trevat tone dhe nga bota.
Ne ditet ne vazhdim pritet qe Lorik Cana, Erion Bogdani dhe Debatik Curri te marri cimimin, i cili sponsorizohet nga tyra e zbulimit te talenteve dhe faqet e tjera qe bashkepunuan perkete sondazh. Vendi se ku do te behet ceremonia e dhenies se cmimit nuk eshte akoma e ditur, por ne ditet ne vazhdim do te ju njoftojme me detaisht
Zyra e Talenteve ne Gjermani falenderon te gjitha faqet qe bashkepunuan per te realizuar sondazhin i cili ju mundesoi te gjithe Shqiptareve te japin voten e tyre per te zgjedhur lojtarin e vitit 2006.
Renditja perfundimtare :
1. Lorik CANA - 36,2%
2. Erion BOGDANI - 16,7%
3. Debadik CURRI - 13,6%
4. Edmond KAPLLANI - 9,7%
5. Besart BERISHA - 9,7%
6. Altin LALA - 4,3%
7. Armend DALLKU - 3.1%
8. Edvin MURATI - 2,8%
9. Arjan BEQAJ - 2,1%
10. Ilion LIKA - 1,8%
www.talentet.com