E Shtunë, 31 Tetor 2026

France-Itali ose sfida e pambarimte

Franca dhe Italia duket se jane perfshire ne nje larje hesapesh te pambarimte, pas triumfit te kalter ne Boterorin e vitit 2006. Edhe kesaj here do te jete si nje finale, me diferencen e vetme, ku edhe te kaltrit, ashtu dhe "gjelat", nuk e kane gjithcka ne doren e tyre per t'u kualifikuar. Ne fazen finale te Evropianeve, dy skuadrat jane ndeshur vetem dy here, ne vitin 2000 dhe... ne finale: Italia kalon ne avantazh me Delvekion dhe deri ne minuten e 90 eshte kampione, por vjen barazimi i Viltord dhe ne kohen shtese goli i arte i Trezegese, qe e mbylli ndeshjen 2-1, duke ia dorezuar titullin kontinental transalpineve. Precedentet ne nje faze finale te nje veprimtarie behen gjashte, nese marrim parasysh dhe Boteroret: bilanci eshte ne barazim te plote me dy fitore te Italise, dy barazime dhe dy suksese per Francen. Fitorja me e afert eshte e vitit 1978, ku te kaltrit arrijne nje triumf fantastik, duke permbysur rezultatin ne 2-1 ne Boterorin e zhvilluar ne Argjentine. Kjo eshte dhe fitorja e fundit e te kalterve ndaj Frances. Qe atehere, skuadrat jane ndeshur dhe nente here te tjera dhe bilanci flet teresisht ne favor te Frances: per Italine pese humbje dhe 4 barazime, perfshire dhe triumfin me penallti te Frances, ne Boterorin e vitit 1998, ndersa per Italine, ky sukses eshte i lidhur me finalen e Berlinit te vitit 2006. Per t'u kualifikuar ne kete Evropian, Italise i mjafton te barazoje dhe Rumania te humbase ndaj Holandes. Ne kete rast, barazimi me gola eshte i mjaftueshem, per shkak se te kaltrit kane nje diference me te mire golash ne perplasjet Itali, France, Rumani. Nese Rumania humbet me 3 gola diference, Italise i mjafton nje barazim 0-0. Vetem kater here ne 35, nje ndeshje ka mbaruar 0-0, dy me te fundit i takojne 8 shtatorit ne kualifikimet e fazes finale te ketij Evropiani. Ndersa barazimi tjeter i referohet Boterorit te Frances 98'. Rezultati me i shpeshte eshte 2-1, qe eshte hasur shtate here, 5 ne favor te Italise dhe 2 ne favor te Frances. Dy skuadrat jane ndeshur 5 here ne qershor: Italia udheheq serish me 3 fitore, nje barazim dhe nje humbje. Tre here jane ndeshur Italia dhe Franca diten e marte, ku jane regjistruar dy fitore per Italine dhe nje per Francen. Perballja mes Italise dhe Frances vjen ne kete pike si nje sfide jetike, e katerta radhazi, duke perfshire dhe finalen e boterorit. Te kaltrit dhe "gjelat" jane ndeshur dy here te tjera ne eliminatoret e Evropianit. Franca fitoi takimin e pare 3-1, ndersa barazoi ne "San Siro" 0-0. Sidoqofte, Italia u rendit e para ne grup.

3 Ndeshje

Ne dy vitet e fundit ka zhvilluar perfaqesuesja e Frances kunder asaj te Italise. Bilanci eshte nje fitore per "gjelat", nje barazim, si dhe nje fitore per te kaltrit nga pika e penalltise ne Boterorin e vitit 2006.

2.25 Koeficienti

I fitores se Italise i caktuar nga kompania e basteve Bwin. Barazimi eshte kuotuar mjaft lart, 3.75, duke qene se ky rezultat i rrezikon te dyja skuadrat, ndersa triumfi francez eshte ne shifrat 2.55, pak me i larte se te kaltrit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›