E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Nje copez mrekullie ne Shqiperi"

Nga Marcus Tanner*

TIRANE - Kurre nuk e kisha menduar te shkoja ne Shqiperi. Kush do ta bente pas shkrimeve jo shume pozitive te Paul Theroux. Ideja ime ishte vetem nje jave me diell ne Korfuz. Por Korfuzi nuk eshte se me ngjiti shume, keshtu, pas dy ditesh, dola nga hoteli dhe u nisa per ne port. Ne zyren e pare lexova mbi xham "Bileta per ne Shqiperi", dhe meqenese personi brenda m'u duk terheqes, kurioziteti me shtyu te futem brenda. Kur eshte trageti tjeter per Shqiperi? "Per pak minuta, ne oren 9 fiks". "Ka tre tragete ne dite!" Sa i gjate eshte udhetimi? "25 minuta". Fakti qe bileta ishte vetem 25 dollare me shtyu me teper te nisesha.

Kalova ujerat e qeta per ne Sarande, duke shijuar i vetem udhetimin dhe pamjen perballe. Une dija qe kishte nje qytet te vjeter romak afer Sarandes, por nuk dija asgje per qytetin. A do te kishte hotele, uje te rrjedhshem, drita, nje meny ne restorante, qe une mund ta kuptoja? Te gjitha keto shqetesime u zhduken sapo trageti u fut ne gjirin e mahnitshem te Sarandes. Qyteti shtrihej ne nje hark rreth detit Jon, me nje pamje te mrekullueshme.

Mungesa e industrializimit e ben nje vend te paster pa tym. Zbrita nga trageti pa u shqetesuar dhe pa folur me askend; te rinjte e qytetit dukeshin aty ne nje qoshke, duke veshtruar me vemendje te huajt qe zbarkonin nga deti.

***

Te gjeje pjeseza per t'u argetuar, nuk ishte e veshtire. Ne vitet e fundit, shume ndertesa po ngriheshin dhe qyteti dukej si kantier ndertimi. Fshatrat ishin te braktisur pasi njerezit punonin ne Greqi, Itali, Britani dhe ne gjithe boten. Kursimet e tyre jo rralle ktheheshin ne Shqiperi dhe kete e tregojne ndertimet qe po behen me shpejtesi.

Hotelet ishin radhe, hotel, hotel, hotel, disa me emra te cuditshem - me emra te qyteteve amerikane (Chicago, New York), destinacione shpirterore (Parajsa, Heaven) ose emra historike te vjeter. Une zgjodha hotelin qe mbante emrin e vajzes se Musolinit, Eda, meqenese ishte i pari, i cili m'u duk me pamjen me te mire nga deti. Ishte me dhoma dyshe te pastra dhe ballkone te gjithe nga ana e detit. Cmimet ishin sa gjysma e hotelit te Korfuzit, i cili kishte si pamje disa kazane plehrash.

***

Pervec hoteleve te panumerta, restorante pa fund sherbenin peshk te fresket, mish, supa, pasta etj. Qyteti i Sarandes kishte pak detaje historike per te shikuar. Keshtu, diten tjeter, une gjeta nje taksi dhe udhetova 12 milje ne jug per te vizituar Butrintin. Ky udhetim me kushtoi 20 dollare ne total.

Nje rruge e bukur qe ne krye kishte ne pah qiellin blu. Atje, ku qielli shtrihej perkrah detit dhe maleve, puqej me detin dhe rreze tij shtrihej qyteti i Butrintit, nje qytet madheshtor qe nga koha e Greqise dhe Romes se lashte. Menaxhimi shteteror, me nje perkrahje te Fondacionit te Butrintit (butrinti.org) mbeshtetur nga qeveria angleze, ishte ne kushte te mrekullueshme ne kontrast me shume vende te tjera arkeologjike ne Ballkan, qe jane braktisura qe prej renies se komunizmit. Shume vende te tilla kane rene pre e gjuetareve te skulpturave dhe te veprave historike. E lashe Shqiperine per t'u kthyer serish, me nje qellim te pushimeve te mrekullueshme. Kurre nuk kisha pare nje qytet antik si Gjirokastra, nje ore larg Sarandes, dhe do te kisha dashur te qendroja ne Livia, duke ecur pergjate fshatrave qe shtriheshin ne kodra, disa prej tyre me popullsi minoritare ortodokse greke, disa myslimane qe i shihja ne horizont. Nje arsye tjeter, qe me ben qe te kthehem pas, eshte sepse shqiptaret jane nje popull i dashur me vizitoret. Pas vitesh izolim, ata kane hapur dyert dhe kane nje mikpritje te mrekullueshme per te huajt.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›