Mbyllet festivali mbarekombetar i femijeve, ja fituesit
SHKODER - Shkodra ka percjelle dje pjesemarresit e Festivalit te 46-te Mbarekombetar te Femijeve, i cili per tri dite me radhe ishte prezent me konkurrimin e tij ne skenen e Teatrit "Migjeni". Ata kane qene te shumte, nga te gjitha rrethet e Shqiperise, por edhe nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, si edhe nga komuniteti shqiptar i Anglise. Ne naten finale te tij, qe ka perfunduar ne mesnaten e se dieles, jane interpretuar 24 kenge, 12 te nates se pare dhe 12 te se dytes. Vendin e pare dhe kupen e festivalit e ka merituar kengetarja 12 vjecare nga Tirana, Enxhi Nasufi, nxenese e kolegjit "Kristal" te kryeqytetit. Me cmime te dyta jane nderuar dueti Orsela Dervish me Ari Kacinarin te Shkodres, me muzike dhe tekst te Lec Balces, si dhe Eva Karocieri, nga Vlora, me muzike te Vait Kucit dhe tekst te Jorgo Papingjit. Nderkohe, jane shperndare edhe tre cmime te treta, dueti Xhulia Xhakanaj-Rio Kamani nga Fushe-Kruja, me muzike te Ylli Kalaja dhe tekst te Florian Kalaja, Kaltrina Hajdari nga Gjilani i Kosoves, me muzike te Isa Jakupit dhe tekst te Paulin Shtjefnit, si dhe Dea Dibra nga Shkodra, me muzike te Alfred Kacinarit dhe tekst te Mimoza Bicit. Organizatoret kane shperndare edhe cmimin "Inva Mula", te cilin e ka fituar dueti Dea Demaliaj dhe Ergys Hahelezaj nga Tirana, me muzike te Xhavid Ujkanit dhe tekst te Jorgo Papingjit.
Cfare spikati ne festival
Pervec konkurrimit, ne skene kane interpretuar edhe kengetare dhe grupe kengetaresh te ftuar nga brenda dhe jashte vendit. Ajo qe ka spikatur ne kete festival, ka qene se vendimet per kenget me te mira fituese jane votuar nga juria e perbere nga vete kengetaret pjesemarres, te cilet sipas nje rregulli te percaktuar nga organizatoret kane pasur te drejte te votojne per secilin kengetar, duke perjashtuar voten per emrin e tyre.