E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermania shoqeron Kroacine ne cerekfinale

I cilesuar derbi, per shkak te marredhenieve historike mes dy vendeve, Austria dhe Gjermania i kane dhene jete nje ndeshjeje te luftuar. Ne leter, djemte e Hoakim Levit ishin me te favorizuar se vendesit, por te pakten ne 45 minutat e para jane vene re dy ekipe te balancuara, pasi dhe Austria dje u perpoq te bente rolin e Davidit, ndonese ia doli mbane vetem ne pjesen e pare, pasi ne te dyten Balak vendosi te ndryshoje rrjedhen e takimit. Rastet nuk munguan, madje ato me te pastrat i paten gjermanet, qe me Gomez, i pazoti te shtyje topin me rrjeten e boshatisur, do te kishte ndryshuar te gjithe rrjedhen e fraksionit te pare. Austria zgjohet dhe fillon te kerkoje me shume, por, si dhe ne dy ndeshjet e para te grupit, austriaket shfaqen "rremujaxhinj" para portes se Lehmanit dhe nuk dine aspak te organizohen. Ne fraksionin e dyte, skuadra e Levit merr tjeter forme dhe behet agresive qe ne fillim. Kapiteni Mikael Balak realizon nje supergol nga mbi 30 metra, duke mos i lene asnje mundesi reagimi portierit Maco. Minutat qe vijojne nuk sjellin ndryshime ne rezultat, madje eshte Gjermania ajo qe ka ne dore te thelloje shifrat. Per t'u shenuar eshte perjashtimi i dy trajnereve, Lev dhe Hikesberger, nga gjyqtari Gonzales, pasi te dy paten ferkime me njeri-tjetrin.

Poloni-Kroaci

Leo Benhaker e dinte mjaft mire se per te shpresuar ne kualifikim, i duhej te fitonte ndaj Kroacise dhe te shpresonte ne frenimin e Gjermanise. Megjithate, Sllaven Bilic kishte menduar t'ia nxite jeten atij, pasi formacioni kroat, dhe pse i ndryshuar ne pjesen derrmuese te tij, i dha uje te zi Polonise. Pjesa e pare flet me shume per kroatet, te cilet i afrohen golit ne disa raste, por nuk arrijne te konkretizojne. Barazimi 0-0 eshte shenja e pjesen se pare, por ne te dyten ky barazim ndryshon shpejt, kur ne te 52-en, Klasnic leshon nje diagonale ne porten e Boruc dhe kalon Kroacine ne avantazh. Polonia, pavaresisht deshires se mire, nuk ka force te reagoje dhe e mbyll Evropianin e saj me nje pike te vetme, ate kunder Austrise.

Austri-Gjermani 0-1

Shenues: Balak 49'

Austria: Maco, Gariks, Strancl, Hiden (Leitgeb 55'), Pogatec, Aufsauser (Saumel 64'), Fush, Harnik (Kienast 67'), Ivanshic, Korkmaz, Hofer

Trajner: Josef Hikesberger

Gjermania: Lehman, Metzelder, Mertesaker, Lahm, Fridrih, Fritz (Borovski 90'), Frings, Balak, Podoslki (Nojvil 83'), Klose, Gomez (Hitzlspelger 61')

Trajner: Hoakim Lev

Gjyqtar: Manuel Mejuto Gonzales (Spanje)

Kartone te verdhe: Stranzl, Hofer, Ivanshic

Poloni-Kroaci 0-1

Shenues: Klasnic 52'

Polonia: Boruc, Vasilevski, Zevlakov, Dudka, Vavrziniak, Muravski, Levandovski (Kokozka 46'), Loboxhinski (Smolarek 55'), Gerrero, Krzinovek, Saganovski (Zahorski 68')

Trajner: Leo Benhaker

Kroacia: Runje, Simic, Vejic, Knezevic (Korluka 26'), Pranjic, Leko, Vukojevic, Pokrivac, Rakitic, Klasnic (Kalinic 74'), Petric (Lranjcar 75')

Trajner: Sllaven Bilic

Gjyqtar: Kiros Vasaras (Greqi)

Kartone te verdhe: Levandovski, Zahorski, Vejic, Vukojevic


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›