Lev dhe Hikerseberger e ndjekin ndeshjen nga tribuna
Nje moment vertet pikant qe ofroi ndeshja e zjarrte mes Austrise dhe Gjermanise ishte nxjerrja jashte fushes se lojes i dy trajnereve respektive, austriakut Hikersberger dhe gjermanit Lev. Tekniket kishin disa minuta qe "ferkoheshin" me gjyqtarin e katert dhe me pas u kapen me njeri-tjetrin ne nje debat qe zgjati disa minuta. Kjo gje i ra ne sy kryesorit Manuel Mejuto Gonzales, i cili me pare i paralajmeroi ata, ndersa me vone, pas sinjalizimit te gjyqtarit te katert, i fton te braktisin bankinat e tyre dhe te rehatohen ne pankine, te distancuar nga njeri-tjetri. I pari qe u largua ishte Hikersberger, ndersa Lev ecte me koken pas. Megjithate, per ta ngushelluar trajnerin e Mannschaf ka menduar kancelaria Angela Merkel, e cila e ftoi Hoakim Levin te akomodohej prane saj. Ndeshjen e kane drejtuar dy asistentet, te cilet kane komunikuar gjate gjithe minutave te mbetura me trajneret e pare nepermjet telefonave. Nuk mbahet mend me pare ne nje kampionat evropian te jete regjistruar ndonje rast i tille, ku dy trajneret perjashtohen nga fusha nga gjyqtari per shkak te zenkave me njeri-tjetrin.