E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaci do terheqe personalisht titullin me 20 qershor

Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci, pritet te mberrije ne Vlore me daten 20 qershor. Lajmi eshte konfirmuar nga zyra e kreut te qeverise kosovare, te cilet kane bere me dije se ne viziten e parashikuar ne Shqiperi, e cila nis me date 19 qershor, me nje ftese te Kryeministrit Sali Berisha, do te kaloje edhe ne Vlore. Sipas burimeve zyrtare, Thaci do te terheqe personalisht titullin "Qytetar nderi i Vlores", te cilen e ka dhene Keshilli Bashkiak i qytetit bregdetar. Kryeministri kosovar ka shprehur deshiren te vendose edhe nje kurore ne monumentin "Pavaresia", e nje takim me kryetarin e Bashkise, Shpetim Gjika. Ceremonia e marrjes se titullit do vijoje me nje dreke te organizuar nga Bashkia e Vlores, ndersa Thaci pritet te largohet me helikopter drejt qytetit te Kukesit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›