E Shtunë, 31 Tetor 2026

Francë, gjykata anulon skualifikimin e Flavio Briatore nga Formula 1

Flavio Briatore ia del mbanë. Gjykata e Lartë e Parisit ka anulluar vendimin për skualifikimin e përhershëm të ish-shefit të skuderisë së Renosë nga Formula 1. Briatore ishte skualifikuar për të ashtuquajturin "Singapore Gate", kundër të cilit ai kishte apeluar. Drejtësia franceze e ka gjykuar të parregullt vendimin e FIA-s, të marrë 21 shtatorin e kaluar, dhe që skualifikonte përgjithmonë ish-drejtorin e Skuderisë Reno. Sipas FIA-s, Briatore ka organizuar gjatë çmimit të madh të Formulës 1 në Singapor në vitin 2008, daljen e stimuluar nga pista të pilotit Nelson Pike Xhunior, për të bërë që të hyjë në pistë makina e sigurisë dhe në këtë mënyrë të favorizonte pilotin tjetër të Renosë Fernando Alonso, i cili do të fitonte edhe garën më pas. Briatore iu drejtua Gjykatës së Lartë në Paris më 24 nëntor, duke kërkuar pezullimin e skualifikimit të tij, si dhe një milion euro dëmshpërblim nga FIA. Por kjo gjykatë i ka dhënë Briatores të drejtën për të përfituar vetëm 15 mijë euro, si dëmshpërblim nga FIA. Përveç Briatores, FIA kishte ndëshkuar edhe Pat Simonds, ish-drejtorin teknik të Renosë, i cili u skualifikua për pesë vjet.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›