France hetime te imtesishme per vrasjet
Klod Guo tha se kamera është një prej çelsave që do të ndihmojë policinë të ndërtojë profilin e autorit, ndërsa janë intensifikuar kontrollet e policisë që janë vënë në ndjekje të autorit të krimit.
Policia e lidh ngjarjen me vrasjen e 3 ushtarëve javën e kaluar, ku e njëjta armë dhe i njëjti motor është përdorur në të dyja ngjarjet.
Policia ka thënë se nuk ka një motiv të qartë në të dyja ngjarjet, por një fakt i pashmangshëm është që viktimat janë hebrenj, njerëz me ngjyrë apo me origjinë afrikane.
Është hera e parë në historinë e Francës që shpallet alarmi për terrorizmin.
Rreth 250 hetues po punojnë në 2 pista, që janë motivi islamik dhe veprimi i të djathtës ekstreme.
Mijëra persona marshuan në rrugët e Parisit për të kujtuar viktimat. Me një minutë heshtje u përkujtuan katër viktimat që humbën jetën një dite më parë mes tyre tre fëmijë.