E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luftime të ashpra mes rebelëve e forcave të Presidentit Asad

Në kryeqytetin e Sirisë, Damask, janë kryer konfrontime të ashpra mes rebelëve të Ushtrisë Siria e Lirë dhe forcave të Presidentit Bashar al Asad. Të shtënat më të shumta dhe shpërthimet e granatave janë dëgjuar në lagjen Al-Mezze në qendër të Damaskut. Ajo konsiderohet si një nga lagjet më të mbrojtura në kryeqytetin sirian, pasi aty ndodhen disa ndërtesa qeveritare. Edhe në të shkuarën, në këtë zonë janë bërë protesta të mëdha kundër regjimit të Asad, të cilat tashmë po mbushin rreth një vit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›