E Diel, 1 Nëntor 2026

Francë, në altar me të dashurin e vdekur

PARIS-Një grua në Francë është martuar me të dashurin e saj, një vit pas vdekjes së tij.

Magali Jaskiewicz dhe Jonathan George kishin planifikuar gjithë ceremoninë e dasmës, e cila do të zhvillohej në nëntor të 2008, por dy ditë para martesës i riu vdiq në një aksident me motorcikletë.

Zonja Jaskiewitz, 32 vjecarja shfrytëzoi një nen të Kodit Civil Francez i cili lejonte martesat pasvdekjes. Sipas këtij neni lejohej martesa postmortum, nëse vërtetohej se të gjitha formalitetet e dasmës kishin përfunduar, (madje të ishte përcaktuar dhe dita e dasmës), para se njëri nga partnerët të vdiste.

Magali i vërtetoi zyrtarëve në Francë se me shokun e saj George bashkëjetonin që prej 2004, madje ndanin të njëjtën llogari bankare. Madje ajo paraqiti një foto të fustanit të nusërisë që kishte blerë për ceremoninë e dasmës.

E vetme në altar, 32 vjecarja është “martuar” me Xhorxh në një ceremoni në të cilën morën pjesë 30 anëtarë të familjes miq dhe shokë . Ceremonia u zhvillua të shtunën në fshatin Domari- Baroncourt, në lindje të Francës.

Në Francë cdo vit organizohen 10 martesa postmortum deklarojnë zyrtarë të ministrisë së Brendshme franceze.
(s.g/Telegraph/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›