Marihuana dhe përdorimi për qëllime mjeksore
NJU JORK- Shoqata Amerikane e Mjekësisë, organizata më e madhe e mjekëve në vend, bëri thirrje për rishikimin e klasifikimit që qeveria amerikane i ka bërë marihuanës, si drogë e rrezikshme, pa dobi mjekësore. Pa dalë hapur në mbështetje të përdorimit klinik të kësaj droge, organizata bën thirrje për shtimin e kërkimeve lidhur me të mirat e mundshme të kësaj bime.
14 shtete amerikane lejojnë përdorimin e marihuanës për qëllime mjekësore. Kjo bimë vazhdon të jetë e paligjshme në bazë të ligjit federal, por kohët e fundit adiministrata e Presidentit Obama tha se nuk do të ndjekë penalisht tregtarët e marihuanës që veprojnë në bazë të ligjit shtetëror.
Ata që marrin marihuanë thonë se nuk duhet të konsiderohet si drogë e paligjshme. Marihuana, thonë ata, duhet të taksohet si duhani apo alkooli. Por kundërshtarët e marihuanës thonë se legalizimi i marihuanës nuk duhet bërë pa një debat publik.
Si përkrahësit, edhe kundërshtarët e klinikave të marihuanës pohojnë se ligjet aktuale që kontrollojnë përdorimin e marihuanës mjekësore janë çorientuese dhe tani duhet që gjykatat të vendosin se si dhe për ç’nevoja mund të blihet marihuana.
(Voa/BalkanWeb)