Greqi, gjenden të vrarë 2 persona, njëri shqiptar 39 vjeç
MITILINI - Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur në ishullin Mitilini të Greqisë, në zonën e quajtur Keramia Lesvos.
Një shtetas grek 30 vjeç dhe një shqiptar 39 vjeç janë gjetur pa jetë në një kamion të braktisur, në një zonë rurale.
Sipas komunikatës për shtyp të policisë greke, nga hetimet e para u konstatua se dy burrat ishin vrarë me armë zjarri dhe më pas kamionit ku u gjetën trupat, i ishte vënë flaka, nga e cila ai ishte dëmtuar pjesërisht.
Shqiptari 39 vjeçar dhe 30 vjeçari vendas ishin raportuar të zhdukur nga familjarët në datën 19 Prill dhe për këtë shkak filluan menjëherë kërkimet.
Policia po kryen hetimet për zbardhjen e krimit të dyfishtë, ku viktimë mbeti edhe një shqiptar.