E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, nga kriza ekonomike po “vuajnë” edhe të vdekurit

Nëse duke parë këtë foto ju po pyesni veten pse arkivoli është në një kamionçinë dhe jo në makinën e varrimit, përgjigja është se të afërmit e gruas së moshuar që ndërroi jetë, nuk kishin të holla për shpenzimet e funeralit.

Sipas agjencisë së lajmeve, e cila boton edhe këtë foto të trishtueshme, të afërmit kërkuan ndihmë në komunën e fshatit në Fthiotidan Lindore, duke deklaruar pamundësinë për të paguar një funeral të zakonshëm për të ndjerën. 

Komuna dërgoi një kamionçinë, duke gjetur kështu një mënyrë për të mbuluar disa nga shpenzimet e funeralit, por jo nga fondet e saj, sepse kjo nuk është e parashikuar.

Kryetari i komunës tha me zemërim se nuk ka një deklaratë për ngjarjen, por vetëm një pyetje: “A do të kemi të paktën mundësi, të varrosim të vdekurit tanë..!?"

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›