E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pack: EULEX duhet të shtrihet në bazë të Kushtetutës

Prishtinë (start)-Deputetja e Parlamentit Evropian, Doris Pack e cila po zhvillon një vizitë në Kosovë, ka kundërshtuar zërat, sipas të cilave EULEX duhet të ketë qëndrim neutral në Kosovë, në mënyrë që të marrë pëlqenim e Beogradit. Pack shtoi se vendosja e EULEX-it duhet të bëhet në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe planin e Ahtisaarit. Sipas saj, nëse ky plan nuk do të ishte, as EULEX nuk do të ishte në Kosovë.

Komentet e Pack, u bënë pas një takimi me nënkryetaren e Lidhjes Demokratike të Dardanisë në opozitë, Besa Gaxherri me të cilën kanë biseduar për çështje të përfaqësimit gjinor në Kosovë. Pack po qëndron në Kosovë për një vizitë dyditëshe dhe ka marrë pjesë në një seminar të organizuar nga OSBE për gruan dhe zhvillimin e politikave brenda partive politike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›