E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi i Kosovës miraton Buxhetin 2012

PRISHTINE - Kuvendi i Kosovës, pas votimit të disa amendamenteve, me 63 vota pro, 42 kundër dhe asnjë abstenim, ka miratuar buxhetin për vitin e ardhshëm.
Buxheti për vitin 2012 parashihet të jetë 1 miliard e 520 milionë euro. 616 milionë euro nga shuma totale planifikohet të shpenzohen për projekte kapitale, ndërsa rritja e përgjithshme ekonomike parashihet të jetë 5 për qind.

Kuvendi i Kosoves vazhdon punimet me shqyrtimin e disa projektligjeve të tjera. Sipas mediave kosovare, pritet që puna në Kuvend të vazhdojë edhe nesër e pasnesër.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›