E Shtunë, 31 Tetor 2026

Malaj: Përjashtimi i Islamit nuk i shërben sfidave të PS

TIRANE - Deputeti i Partisë Socialiste Arben Malaj reagoi në lidhje me vendimin e grupit parlamentar të PS-së, për përjashtimin e deputetit Kastriot Islami.

Gjatë një takimi me të rinj në Qytetin Studenti, Malaj deklaroi se përjashtimi i deputetit Islami nuk i shërben sfidave të Partisë Socialiste.

Malaj theksoi se deputetët nuk duhet të jenë thjesht kartona solidare, por duhet të kenë personalitetin e tyre. Deputeti socialist e cilësoi perjashtimin e Islamit si një ngjarje të dëmshme për politikën shqiptare.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›