Ivanov: Greqia të sillet në mënyrë Evropiane
BUDVA- Greqia të sillet në mënyrë evropiane ndaj Maqedonisë, ka deklaruar nga Budva presidenti maqedonas, Gjorge Ivanov.
Sipas tij vendet anëtare të BE-së duhet të sillen në mënyrë evropiane ndaj vendeve kandidatë, ashtu siç ndodhi me problemin slloveno-kroat.
Këto komente Ivanov i bëri në konferencën e përbashkët për shtyp në të cilën morën pjesë presidentët e Malit të Zi, Filip Vujanovic dhe ai i Serbisë, Boris Tadic.
Maqedonia nga viti i ardhshëm do të kryesoj me Procesin e bashkëpunimit në Evropën Juglindore në kuadër të Samitit të shefave të shteteve dhe qeverive ndërsa do të hap temat rreth fatkeqësive elementare dhe ballafaqimi me to.
“Ne vazhdimisht theksojmë problemin që kishin Sllovenia dhe Kroacia dhe si ata gjetën zgjidhje të përbashkët. I referohemi kësaj përvojë dhe kërkojmë që secila anëtare e BE-së ndaj vendeve kandidatë të sillet në mënyrë evropiane. Këtë e kërkojmë edhe nga Greqia, si anëtare e BE-së me Maqedoninë si vend-kandidat të sillet në mënyrë evropiane”,- tha Ivanov.
(e.m/tg/BalkanWeb)