Greqi, parlamenti miraton ligjin e dytë për masat e kursimit
ATHINË- Parlamenti Grek miratoi ligjin e dytë për masat e kursimit të qeverisë Papandreu që do i hapë rrugë pjesës tjetër të huasë nga Bashkimi Europian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.
Parlamenti në Athinë zhvilloi sot konsultimet për detajet e paketës së kursimeve të iniciuar nga kryeministri grek, Jorgos Papandreu.
Pas miratimit të shkurtimeve në vlerë 28 miliardë euro deri në vitin 2015, dhe të përftimit të rreth 50 miliardë euro nga privatizimet, tashmë u përcaktua edhe korniza konkrete në mënyrë që paketa të marrë fuqi ligjore.
Programi tepër i kontestuar i kursimeve është kushti i vënë nga BE dhe FMN-ja për të livruar ndihmat financiare tepër të nevojshme për Greqinë e kërcënuar nga falimentimi.
Masa e miratuar sot ka të bëjë me rritjen e taksave, uljen e pagave dhe fillimin e privatizimeve. Ndërkohë në Athinë sërish janë zhvilluar protesta të dhunshme kundër programit të kursimeve të qeverisë greke.
150 vetë u plagosën në përleshjet me policinë në sheshin qendror Syntagma. Gjithashtu disa protestues i vunë zjarrin ndërtesave. Greqia ka nevojë për një plan Marshall, për të dalë nga kriza, shprehet drejtori i Dhomës Gjermano-Greke të Tregtisë dhe Industrisë, Martin Knapp.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)