E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër, policia vijon operacionet antidrogë, sekuestrohen 140 kg kanabis

GJIROKASTËR - Policia e Gjirokastrës sekuestroi reth 140 kg lëndë narkotike, të llojit kanabis sativa, në një zonë mbi fshatin Lazarat.

Mësohet se policia pikasi katër persona që po transportonin me çanta sasinë e lëndës narkotike dhe u vu në ndjekje të tyre. Autorët, të armatosur dhe me kallashnikov, nuk i janë bindur urdhrit të policisë për të ndaluar dhe pasi braktisën drogën në mal, u larguan në drejtim të paditur.

Mesohet se policia i ka identifikuar autorët, të cilët janë dy nga Lazarati dhe dy nga Delvina, por emrat e tyre nuk bëhen të ditur për arsye hetimi.

Ndërkohë policia e Gjirokastrës vijon aksionin e saj për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike në fshatin Lazarat. 53 persona u naluan një ditë më parë në përpjekje për të hyrë nga kodrat e fshatit.  174 personat që janë ndaluar gjatë ditëve të fundit deklaruan se ishin punëtorë që mirëmbanin bimën e kanabisit në Lazarat.

Ndërkohë forcat e policisë së Gjirokastrës mbështetur edhe nga 2 grupe të FNSH, 2 grupe Delta dhe Task Forca e Qarkullimit po vijojnë kontrollet për bllokimin e çdo materiali dhe fuqie punëtore që nga informacionet rezulton se do të përdoren për kultivim të kanabisit në Lazarat.

Aksioni kryhet për çdo automjet që hyn dhe del në Lazarat. Kështu mësohet se janë hequr xhamat e zinj për 85 automjete, ndërsa janë vendosur gjoba për çdo shkleje si dhe u bllokuan 3 automjetet luksoze që rezultonin të vjedhura.

Nga dëshmitë e dhëna në polici ka rezultuar se shumica e personave që ishin punësuar nga lazaratasit për mbjelljen dhe kultivimin e hashashit janë nga lagjet periferike të qytetit muze, por edhe nga rrethe të ndryshme të vendit.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›