Francë, zjarr në reaktorë, shmanget incidenti bërthamor
Një zjarr i rënë në një reaktor bërthamor në Veri të Francës, në prefekturën e Ruenit pranë Parisit, mund të kishte shkaktuar një tragjedi bërthamore, por për fat u shmang në kohë nga zjarrfikësit. Të paktën dhjetë grupe zjarrfikësish u angazhuan për shuarjen e zjarrit në centralin e kompanisë EDF, e cila ka deklaruar për mediat se situata u vu brenda disa orësh nën kontroll. Centrali ishte mbyllur dhe evakuuar pasi paraditen e së enjtes në të shpërthyen dy vatra zjarri, ku e fundit u shua rreth orës 18:00. Kompania ka nisur një hetim mbi shkaqet që çuan në krijimin e vatrave të zjarrit. Deri tani besohet se shkak ishte rrjedhja e vajit të nxehtë nga reaktori.