E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri Rexhepi në Kuvend, rrëfen mbi rrëmbimin e policëve

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Bajram Rexhepi, ka deklaruar në Kuvend se më 31 mars 2012, në orën 10:30, në vendin e quajtur Pika Katër në fshatin Dumnicë, komuna e Podujevës, oficerët policorë, Shukri Binaku dhe Sami Beqiri, pjesëtarë të togut kufitar Oskar, janë rrëmbyer 120 metra në brendi të territorit,  në një pritë të përgatitur nga 12 apo 13 xhandarë serbë. Sipas dëshmive në Pikën Katër, zyrtarët e Policisë së Kosovës kanë ndaluar për të hequr një pengesë me drurë të vendosur aty kur janë rrëmbyer nga xhandarmëria serbe. Më pas ata i kishin futur në territorin e Serbisë, ku edhe ishin fotografuar. Sipas ministrit Rexhepi, fotografimi u bë duke e inskenuar situatën, duke ua vënë pushkët në krah ndërsa më pas, në një vend tjetër, policët e Kosovës janë detyruar të shtrihen në pozicionin duart mbi kokë. Ministri është kritikuar nga opozita mbi tolerancën që kanë krijuar qeveria për të lejuar që të ndodhin ngjarje të tilla.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›