E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjermani, Al Kaeda kërcënon me sulme Toulouse në Berlin

Radikalët e grupit terrorist Al Kaeda kanë kërcënuar për organizmin e sulmeve të ngjashme si ato në Toulouses së Francës në zemër të Berlinit, duke kërkuar nga autoritetet gjermane lirimin e një anëtari të tyre, që mbahet në burgjet e këtij vendi. Në një deklaratë të Al Kaedës thuhet se organizata është gati të godasë zemrën e Berlinit nëse nuk lirohet nga burgu gjerman një militant i tyre i rëndësishëm. Emri i tij nuk është publikuar nga mediat, por kërcënimi i drejtuar zyrës së Kancelares Merkel, po. Duhet të nxirrni mësime nga çka ka ndodhur në Francë, thuhet në deklaratën e këtij grupi drejtuar Kancelares gjermane, Angela Merkel.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›