E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moyes mbron shitjen e Artetas

Nga Express më 10 shtator 2011 në ora 13:36

Menaxheri i Evertonit David Moyes beson se ka vepruar mirë me shitjen e Mikel Artetas në Arsenal.

Mesfushori u transferua te gjiganti londinez për 10 milionë funte, vetëm disa orë para mbylljes së afatit kalimtar të verës.

Largimi i Artetas dhe dështimi në angazhimin e ndonjë përforcimi të madh ka bërë që tifozët e Evertonit të jenë të dëshpëruar me kryesinë e klubit.

Por, Moyes tha për Sky Sports: “Unë jam ai që marr vendimet këtu, nuk ishte presidenti ai që më tha të shesë. Mikel deshi të luante në Ligën e Kampionëve dhe ia kisha borxh t’ia ofroj mundësinë”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›