Pensionistët, dashuri me paratë e pensionit

28/05/2005 Dy gratë e arrestuara për ushtrim prostitucioni, lirohen nga Gjykata
TIRANË – Gjykata liron dje me kohën e paraburgimit dy prostituta 50-vjeçare. Deri tani kishim parë e dëgjuar se mosha, e cila mund të përfitosh nga ky profesion, është ajo deri në 30 vjeç. Por, edhe të moshuarat kanë të preferuarit e tyre.
Pensionistët
Dy të pandehurat, Flora Dajçi dhe Tatjana Pashaj, kanë hedhur grepat te pensionistët. Flora Dajçi dhe Tatjana Pashaj janë treguar zemërgjera. Flora pranoi se ka punuar si prostitutë për t’u ushqyer. Të njëjtën gjë ka bërë edhe Tatjana, por ndryshe nga Flora, e ka ndjerë veten pronare. Janë të dyja mbi moshën 50 vjeçe. Rrinin në të njëjtën shtëpi. Flora kishte bindur Tatjanën se po të punonin të dyja, do të mund të nxirrnin të ardhura të mira. Për këtë qëllim, Flora kishte arritur të zgjidhte edhe klientët. Të përhershmit ishin pensionistë. "Unë sapo kisha marrë pensionin. Më kishte treguar një shok, që në afërsi të kryqëzimit tek "21"-shi, ishte një shtëpi ku mund të kryeje marrëdhënie me pak lekë. Kështu vajta atje dhe përpara më doli një grua e moshuar. Ajo më tha të ngjitesha lart në dhomë. Vajta dhe kur mbarova punë pagova 1 mijë lekë të reja". Kjo është dëshmia e një pensionisti dhënë para gjyqtarit Arben Kostandini. Pensionisti ka treguar se si ai kishte dhe shumë të tjerë që frekuentonin këtë shtëpi.
Të pandehurat
Ndërsa nga ana e tyre, Flora dhe Tatjana, janë shprehur se këtë profesion e mbanin për t’u ushqyer. Nuk kanë punë dhe në këto kushte janë detyruar të gjejnë një zgjidhje. Vetë të pandehurat, që dje u dënuan me kohën e paraburgimit nga gjyqtari Arben Kostandini, kanë pranuar fajësinë. Por nga ana tjetër, ato janë shprehur se këtë punë do të mund ta vazhdonin nëse do të mbesnin pa bukë e pa ushqim. Flora Dajçi ka thënë në gjykatë se rrugës apo poshtë urës së Lanës, nuk mund të zinte aq para sa do të merrte po të ishte në një dhomë të mobiluar. Kështu, ajo i ka premtuar Tatjanës se për çdo klient do të merrte 1 mijë lekë dhe do t'i ndanin të dyja. Pasi kanë pranuar fajësinë para gjykatës, prostituta dhe tutorja 50-vjeçare dje kanë lënë qelitë e paraburgimit. Për gjykatën është e padrejtë mbajtja në burg e këtij kontigjenti. Ato nuk mund të mbahen më shumë se koha e paraburgimit, për vetë statusin që kanë.