Frank Riberi eshte ne forme te shkelqyer ne prag te ndeshjes me Shqiperine
Bashkë me skuadrën franceze drejt Tiranës do të udhëtojë edhe një superlojtar që më në fund është kujtuar të jetë i tillë. Ky është Frank Riberi, ylli i Bajernit të Mynihut, që u rithirr në ekipin kombëtar nga trajneri Loran Blank, pasi mungoi për shkak dëmtimi në barazimin 1-1 ndaj Kilit në Paris.
Vetë mesfushori e ka pritur me shumë kënaqësi ftesën e Blankut dhe do të përpiqet të tregojë veten ndaj Shqipërisë më 2 shtator në “Qemal Stafa” dhe ndaj Rumanisë 4 ditë më vonë në Bukuresht. Dy ndeshje jashtë fushe, dy përballje të vështira për “gjelat” krenarë, por Riberi ndihet gati.
“Ndihem vërtet mirë, jam i lumtur për ftesën e ekipit kombëtar, - shprehet ai, cituar nga mediat franceze, - Do të luftoj me vrapimet e mia, me driblimet, pasimet dhe golat, ato gjëra që di t’i bëj mirë”.
Kur të mirat vijnë, hapi derën dhe Riberi pikërisht këtë gjë ka bërë, duke i hapur kanatet edhe të dritareve. Muajin e ardhshëm ai pret fëmijën, një djalë, ndaj edhe thotë se do të jetë një shtator i vështirë për t’u menaxhuar. Së fundi, por tepër e rëndësishme edhe kjo, nga Londra vjen në Mynih oferta e Çelsit prej 40 milionë eurosh për të marrë Riberinë nga Bajerni. Çfarë do të bëjnë bavarezët? Vështirë të pranojnë, por kjo është diçka tjetër. Më e rëndësishmja për Riberinë është që ai është kthyer dhe është bërë i rëndësishëm për të gjithë.
Së fundi, një lajm tjetër nga ekipi francez. Trajneri Blank ka mundësi të thërrasë sulmuesin e Lionit, Bafetimbi Gomis, pasi sulmuesi i Paris SG, Horo u dëmtua në Ligën e Europës.