E Diel, 1 Nëntor 2026

Një delegacion i lartë arab po viziton Prishtinën

Gjatë kësaj vizitë do organizohet konferenca me temë "Kosova dhe vendet arabe", ndërsa sot delegacioni do të pritet në Kuvendin e Kosovës nga kryeparlamentari Jakup Krasniqi dhe në takim me Komisionin për Punë të Jashtme.Në vizitën dyditore, delegacioni arab do të pritet në takime edhe nga drejtues të qeverisë së Kosovës, të partive politike dhe të Bashkësisë Islame.

Në përbërje të  delegacionit janë: Moh'd Abdallah Al Hamad Abu Hdeib, Komisioni i Jashtëm i Parlamentit të Jordanisë, Alaa Makki Abdul-Razzak, deputet i Parlamentit Irakian, Gamal Zahran, deputet në Parlamentin Egjiptian, Oraib (Mohto Raja) Mohammad Alrataëi, drejtor i Qendrës AL-Quad, Muhamed Mufaku, profesor në Universitetin e Jordanit.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›