Fratini: BE-ja duhet t’i japë statusin Shqipërisë

Sipas Fratinit, Shqipëria e meriton statusin e kandidatit këtë vit.
“Sigurisht që po. Shqipëria ka bërë shumë përpjekje. Qeveria ka arritur rezultate. Kriteret e përcaktuara nga Komisioni Europian po shënojnë shumë progres përpara. Por duhet që jo vetëm qeveria, por të gjitha forcat politike të bashkëpunojnë në të njëjtin drejtim dhe që të mos ketë pengesa nga forcat e opozitës. Kjo pasi ta bësh Shqipërinë anëtar të Bashkimit Europian është interes i gjithë vendit", tha ai.
Në lidhje me çështjen e heqjes së imunitetit për zyrtarët e lartë, Fratini u shpreh se, “gjatë vizitës time në Tiranë, unë theksova, se ishte tashmë koha për zgjidhjen e çështjes së imuniteteve. Nuk është e mundur që të ketë gjyqtarë mbi ligjin. Ky rregull duhet të zgjidhet. Qeveria ka bërë një propozim të rëndësishëm dhe serioz në këtë drejtim. Shpresoj, që edhe opozita të japë dritën jeshile shpejt”.
Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, Franko Fratini nënvizoi gjithashtu se, grupimi i Partive Popullore Europiane ka qenë gjithnjë në favor të një mbështetje të fortë për Shqipërinë. “Sot kemi folur pikërisht për zgjerimin e ardhshëm të Bashkimit Europian. Ne i mbështesim përpjekjet e qeverisë shqiptare për integrimin europian, pasi janë përpjekje shumë serioze”, ka thënë Fratini, për ABC NEWS.
Sipas Fratinit, çështja e dhënies së statusit kandidat do të varet nga Komisioni Europian. “Unë mendoj që gjëja më e rëndësishme është që Shqipërisë t’i jepet statusi i kandidatit menjëherë në një kohë shumë të shkurtër. Hapja e negociatave të anëtarësimit mund të diskutohet më vonë. Po gjëja më e rëndësishme është që të garantohet që statusi të jepet para fundit të këtij viti”, ka nënvizuar Fratini. /Start/
2012-09-05 15:49