E Shtunë, 31 Tetor 2026

INTERVISTA/ Veton Surroi: Berisha është pjesë e legjitimitetit jodemokratik në Shqipëri

Publicisti i njohur kosovar, Veton Surroi, në një intervistë për Ilva Tare në emisionin Tonight, flet për përplasjen e tij me ish- ambasadorin amerikan në Kosovë, për Hashim Thaçin, për zhvillimet në Kosovë dhe për Arbën Xhaferrin. Ai thotë se në Shqipëri dhe Kosovë nuk po vendoset standardi i zgjedhjeve të lira. Sipas tij, Berisha është pjesë e legjitimitetit jodemokratik në Shqipëri, kurse Rama me veprim apo mosveprim ka legjitimuar vjedhjen e votës.

Kush e nisi i pari polemikën midis jush dhe ambasadorit Dell?

Ia nisi i pari ambasadori Dell në një intervistë përshëndetëse para se të largohej, pa ndonjë arsye të veçantë. Ai më përmendi në një kontekst negativ, madje përmendi një ngjarje, e cila në kanalet diplomatike zakonisht mbetet e heshtur, mbetet pjesë e një konfidencialiteti diplomatik. Ka qenë një darkë në të cilën ai më ka ftuar së bashku me kryeministrin Thaçi.

A mendoni se është normale të bëhen publike biseda private? Ju pse e thyet parimin e konfidencialitetit?

Z.Dell ka shkelur jo vetëm konfidencialitetin, por ka shkelur dhe shumë parime të tjera, të cilat do të duhet ti ruante një diplomat. Një diplomati nuk i takon të komentojë rreth zhvillimeve përreth emrave të veçantë, dëshirave, ambicieve të qytetarëve të Kosovës. Ambasadori amerikan mund ta informojë Kosovën se çfarë mendon shteti i tij për një apo për ngjarje tjetër, por ai nuk mund të flasë për ambicien e një politikani në Kosovë, të një kryetari të partisë në pushtet, apo të opozitës. Ato janë çështje që nuk kanë të bëjnë me vendin e tij të punës. Unë kam një parim të ruajtjes së miqësisë, i cili nuk shkelet me këto sjellje. Dhe jam habitur shumë që një njeri, mund të dalë dhe të flasë në atë mënyrë.

Si e pritet reagimin e Dell?

Nuk i përmbushi standardet e një këmbimi intelektual, kështu që e lashë me kaq. Përgjigja ime është shumë e shkurtër. Në letrën e z. Dell kisha dy këshilla për të. E para është profesionale, që nëse bëhej diplomat sërish të lexonte përshkrimin e vendi të tij të punës dhe të mos bënte gabime që i ka bërë në Kosovë. E dyta ishte një këshillë prej burri, që të mos merrej me anëtarët e familjes sime, që po të kishte telashe të merrej vetëm me mua dhe jo të përmendë as motër, as baba. Këto janë këshilla që një njeri i moshës së tij do ti kuptonte mirë.

Do të kishit dashur që ky debat të mos ishte publik?

Natyrisht. Unë do të kisha pasur dëshirë të komunikonim drejtpërdrejtë dhe kjo është mënyra se si dëshiroj të komunikoj me njerëz. Që ato brenga, keqkuptime apo sqarime që i kanë të nevojshme, ti kërkojnë drejtpërsëdrejti jo në formë publike. Ajo që desha të bëj me letrën është të tejkaloj pak edhe letërkëmbimin mes nesh dhe ta vendosë në një kontekst më të gjerë. Pra të kuptojmë si shoqëri, sepse është e nevojshme të mos vendosë një ambasador, diplomat, i dërguar apo dikush që bie nga qielli që të na i zgjidhë problemet tona. Por me problemet tona duhet të merremi vetë. Letërkëmbimin e shfrytëzova për të bërë një prerje të gjendjes në të cilën ndodhet shoqëria jonë.

A qëndron akuza e ish ambasadorit Dell që ju e përdorët televizionin tuaj për të sulmuar ambasadorin pasi nuk u arrit ambicia juaj për tu bërë president?

Televizioni për fat të mirë është publik, nuk është i fshehur. Gazeta është aty dhe çdokush mund të vlerësojë se çfarë është politika redaksionale e tyre. Unë nuk mund të përdor as keqpërdor asnjërën prej këtyre mediumeve, sepse thjeshtë nuk jam aty. Misioni im ka qenë krijimi i një medie profesionale, që do të mbetet si një institucion edhe pas largimit tim si administrator, por edhe pasi të largohem nga kjo jetë.

Çfarë i keni shkruar z. Dell në e-mailin e 11 shkurtit kur ju i keni propozuar termin president konsensual?

Unë nuk e kam fshehur që kam qenë kundërshtar i zgjedhjes së z. Pacolli si kryetar i vendit. Mendoj se ka qenë i dëmshëm për Kosovën. Ai mund të jetë i mirë për veprimtari të tjera, por nuk është i mirë për përfaqësimin e Kosovës. Ka një emër të keq dhe mendoja se nëse partitë politike, për shkak të rezultateve kanë mundur të largojnë çështjen e president nga pazarllëqet politike, pra të krijojnë një figurë konsensuale kushdo që do të ishte ai, atëherë do të hiqej nga rendi i ditës edhe çështja e shantazhit të cilin e bënte z. Pacolli me votat e fituara nga ai.

Po ju në fakt a dëshironi të bëheni president i Kosovës? Ia keni shprehur këtë ambicie z. Dell?

Ftesa e z. Dell ka qenë për derisa isha në Qerret këtu në Shqipëri, ai më thirri në telefon, tha kam një ide, të lutem eja në Kosovë të bisedojmë të organizojmë një darkë etj. Kjo ishte e gjitha.

Pra ideja ishte e ambasadorit, jo e juaja?

deja ishte e ambasadorit. Në momentin kur do të dua të bëhem president, do të kandidohem ose do të më kandidojnë dhe nëse kjo ndodh atëherë ju premtoj se ju do të jeni televizioni i parë në Shqipëri, që do ta merrni vesh.

A duhet të jap dorëheqjen znj. Jahjaga apo duhet të qëndrojë në atë post?

Mandati i zonjës Jahjaga ka qenë që të rrinte në atë post derisa të krijohet baza e ndryshimeve të reja kushtetuese. Drafti është gati dhe ai mund të hyjë në fuqi në momentin kur fillimisht zonja Jahjaga jep dorëheqjen dhe pastaj partitë politike e votojnë këtë proces dhe e hapin çështjen e presidentit për votë popullore. E mira e të mirës ka qenë që në një proces për shembull sot, zonja Jahjaga meqenëse ka përkrahjen e PDK-së ta tërhiqte këmbën e hairit dhe tu thoshte që unë po jap dorëheqje dhe po bëhem kandidate e PDK-së.

Presidentja në detyrë thotë që nuk ja lejon kushtetuta të jap dorëheqjen.

Kjo është pa sens. Kushtetuta përkundrazi lejon dhe sanksionon dorëheqjen.

Në fund të letrës z. Dell ju paralajmëronte që rruga që keni zgjedhur është e rrezikshme, si e kuptoni këtë?

Në rrethana të tjera do të ishte kërcënim. Kur dikush ju thotë: shiko mos shko andej se mund të rrëshqasësh në banane mund të jetë një kërcënim. Unë nuk e kam kuptuar ashtu, e kam kuptuar kontekstin emocional të letrës. E shkruan në njëri i dëshpëruar i cili në mungesë të argumenteve të tjera përdor emocionet. Mund t

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›