Ristanin do e zëvendësojë një ristan tjetër
Arben Ristani, kreu aktual i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, do largohet më 25 shtator nga posti që mban. Në një intervistë për Vizion Plus ai thotë se nuk ka ndërmend të garojë për postin e kryetarit. Ai shton se nuk ka më interes as të menaxhojë proceset zgjedhore, por do merret me të tjera drejtime.
Por Ristani shton në intervistë se personi që do drejtojë KQZ-në duhet të jetë me përvojë dhe duhet të vijë nga radhët e këtij institucioni. Dhe në fakt anëtarët e mazhorancës brenda këtij komisioni kanë nisur kontaktet me drejtues politikë vetëm një ditë pas shpalljes së konkursit nga Kuvendi. Kamerat kanë fiksuar Klement Zgurin duke bërë takime me përfaqësues politik të PD. Në këtë mënyrë duket se asgjë nuk do ndryshojë në KQZ, pasi në vend të Ristanit do kemi një tjetër kamikaz politik.