Fratini: Viza? Po, nëse na lini të investojmë në energji
Shefi i diplomacisë italiane, edhe pse i përket spektrit të djathtë, pra që ka një afërsi politike me mazhorancën aktuale në qeverisje, nuk ka lënë pa përmendur kushtet që Roma zyrtare ka vënë ndaj Tiranës për të arritur te liberalizimi i plotë i vizave. Ministri i Jashtëm italian, Franko Fratini, një nga personalitetet e diplomacisë evropiane, ish-nënkryetar i Komisionit Evropian, deklaroi dje në Tiranë se kushtet për qeverinë shqiptare janë të qarta dhe tashmë të përsëritura nga të gjithë përfaqësuesit e Perëndimit kohët e fundit. Një refren, i cili nis me luftën ndaj krimit, duke u plotësuar me kufijtë, vazhdon me procesin zgjedhor, duke kërkuar edhe përfundimin e prodhimit dhe shpërndarjes së kartave të identitetit dhe në fund ka kërkuar hartimin e reformës në drejtësi. Për të gjitha këto çështje të rëndësishme, shefi i diplomacisë italiane, Franko Fratini, ka bërë të ditur se vendi i tij kërkon që të zhvillohet një proces bashkëpunimi me opozitën, e cila duhet të japë konsensusin e saj. Në konferencën e shtypit, pas takimit me homologun e tij shqiptar, Lulzim Basha, Fratini deklaroi se "Shqipëria duhet të plotësojë kushtet për vizat, që janë dokumentet e sigurta të identifikimit dhe lufta kundër krimit. Gjithashtu duhet të realizohet reforma e sistemit zgjedhor. Unë uroj që kjo të bëhet në marrëveshje me opozitën, pasi reforma zgjedhore duhet të jetë e përbashkët dhe sigurisht edhe një proces reformash që të prekë magjistraturën. Një reformë në drejtësi që duhet të jetë po aq e gjerë dhe e rëndësishme".
Vizat
Procesi i liberalizimit të vizave me vendet e Bashkimit Evropian pritej që të niste në fillim të vitit 2009, por sipas të gjitha gjasave ai do të shtyhet sërish, pasi nuk është ratifikuar Traktati i Lisbonës nga të gjitha vendet e BE-së. Vitin e kaluar, kur Fratini ishte në postin e nënkryetarit të Komisionit Evropian dhe njëkohësisht komisioner për Drejtësinë, Bashkimi Evropian firmosi një marrëveshje me vendet e Ballkanit Perëndimor, për lehtësimin e dhënies së vizave. Marrëveshja ka hyrë në fuqi që në 1 janarin e vitit 2008. Por, edhe pse ka pasur një rritje më të madhe të numrit të vizave të dhëna nga ambasadat e vendeve evropiane, gjithsesi qytetarët shqiptarë ende kanë probleme me radhët dhe vonesat e mundësimit të udhëtimit në shtetet e BE-së. Ministri i Jashtëm italian, Franko Fratini, theksoi dje se vendi i tij do të ndërmerrte një iniciativë veçmas me shtetet e tjera evropiane, pra do të niste një liberalizim "të njëanshëm" për qytetarët shqiptarë. Por natyrisht që kjo "dhuratë" nuk do të vijë krejt "veresie". Shefi i diplomacisë italiane ka përmendur kushtet politike që duhet të plotësojë Shqipëria, por gjithashtu ka kërkuar nga Tirana zyrtare që t‘i japë prioritet marrëdhënieve ekonomike me Italianë. E thënë shkurt, Fratini kërkoi nga Berisha që të lejojë ndërtimin e disa veprave energjetike në Shqipëri, të cilat do të furnizonin me energji elektrike kryesisht Italianë. Tirana zyrtare i është përgjigjur "Ok" parimisht, por Roma do të presë që gjithçka të konkretizohet. Ndaj dhe ka dhënë si afat fillestar qershorin e vitit të ardhshëm, gjë që edhe mund të shtyhet si pasojë e zgjedhjeve. Në lidhje me liberalizimin e vizave, shefi i diplomacisë italiane, Franko Fratini, theksoi se "unë erdha në Shqipëri në mars të këtij viti në cilësinë e zv/presidentit të KE-së për hapjen e dialogut për liberalizimin e vizave. Besoj se pasardhësi im në Bruksel mund ta realizojë këtë proces para përfundimit të mandatit në qershor të 2009-ës. Kjo nuk do të thotë një hyrje e Shqipërisë në Evropë, por do të ishte një sinjal i jashtëzakonshëm, që qytetarë të këtij vendi të kenë të drejtë të marrin tragetin për në Bari, nga Durrësi, pa viza individuale".
Traktati
Procesi i liberalizimit të vizave me vendet e Bashkimit Evropian, pritej që të niste në fillim të vitit 2009, por sipas të gjitha pritet që të shtyhet sërish, pasi nuk është ratifikuar Traktati i Lisbonës nga të gjitha vendet e BE-së
Presidenti
Topi: Marrëdhëniet me Italinë, të forcohen
Niveli i shkëlqyer i marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Italisë në të gjitha fushat, atë politike, institucionale, ekonomike, tregtare, etj., u theksua gjatë audiencës së veçantë që kreu i shtetit shqiptar, Bamir Topi, i rezervoi në mjediset e Pallatit të Brigadave, ministrit të Jashtëm të Italisë, Franko Fratini. Sipas zyrës për shtyp të Presidencës, në kontekstin e marrëdhënieve të mira mes dy vendeve, u vu në dukje dhe vizita e suksesshme e Presidentit Topi në Itali dhe takimet miqësore të zhvilluara me personalitete të larta të vendit, përfaqësues të botës akademike, biznesit, etj. Kryetari i shtetit theksoi se zgjerimi e forcimi i marrëdhënieve me Italinë, rritja e shkëmbimeve tregtare-ekonomike, prania më e madhe e investitorëve italianë në Shqipëri dhe synimi për intensifikimin e bashkëpunimit të gjithanshëm mes vendeve tona, përqendron domosdoshmërisht vëmendjen drejt çështjes së qarkullimit të lirë të njerëzve, për të cilën është e nevojshme të krijohen lehtësira të mëtejshme dhe në këtë drejtim.
Me Kryeparlamentaren
Fratini-Topallit: E meritoni ndihmën
Ministri i Jashtëm italian, Franko Fratini, i ka deklaruar Kryeparlamentares Jozefina Topalli, se ndihma e Italisë për vendin tonë është "e merituar". "Gjithçka që Italia ka bërë për Shqipërinë e ka bërë sepse ju e keni merituar. Të gjitha forcat politike në Itali mbështesin plotësisht anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe ju siguroj se shumë shpejt Parlamenti italian do të konfirmojë votën pro Protokollit të anëtarësimit të Shqipërisë në Aleancën e Veriut", garantoi ministri Fratini kryetaren Topalli, në një takim të zhvilluar dje. Nga ana e saj, Kryetarja e Kuvendit, ndërsa nënvizoi realizimin e shumë reformave thelbësore, tha se "tashmë puna e Parlamentit shqiptar është fokusuar në reformën elektorale dhe atë në drejtësi". Korridori 8 ishte një nga pikat e rëndësishme të takimit me Fratinin, për të cilin ministri italian theksoi se duhen bërë të gjitha përpjekjet që ky projekt të përfshihet në projektet parësore që do të realizohen me Fondin Evropian të krijuar së fundi nga BE-ja.
Italia kërkon ndërtimin e një termocentrali në Shqipëri
Fratini: Kemi shumë nevojë për energjinë elektrike
Termocentrali energjetik në Porto Romano ka qenë një nga çështjet kryesore të diskutimeve të nivelit të lartë, gjatë vizitës së ministrit të Jashtëm italian, Franko Fratini në Tiranë. Nevoja e Italisë për të siguruar sa më shumë energji elektrike ka thelluar marrëdhëniet mes dy vendeve fqinje. "Kemi një interes të madh për mundësitë që Shqipëria na ofron për prodhimin e energjisë elektrike, për të cilën Italia ka shumë nevojë", u shpreh Fratini gjatë konferencës së përbashkët me Kryeministrin Berisha. Ambicia e palës italiane është ndërtimi i dy centraleve të prodhimit të energjisë elektrike në zonën e Porto Romanos, në afërsi të Durrësit. Italianët e ENEL, me kohë kanë shprehur interes për ndërtimin e një termocentrali me qymyr. Problemi në këtë pikë vazhdon të mbetet sasia e energjisë elektrike, e cila në masën 90 për qind të saj do të shkojë për furnizim të konsumatorëve italianë. Sipas burimeve në Kryeministri, kjo ka qenë edhe pika më kulminante e takimit të përbashkët kokë më kokë mes dy delegacioneve shqiptare. Projekti i parë që u firmos mes dy palëve është parku industrial, i cili do të ndërtohet në Koplik, në veri të vendit, afër Shkodrës. Projekti koncesionar është ide e investitorëve italianë, të cilët kanë në plan të investojnë disa milionë euro. Projekti tjetër lidhet me ndërtimin e disa centraleve të prodhimit të energjisë elektrike nga era, në zonën e Lezhës, me vlerë investimi që prek shifrën e rreth 150 milionë eurove. Po në kuadër të investimeve në fushën e energjetike, //////lidhet një tjetër kontratë për rikonstruksionin e stacionit elektrik në Tiranë, i cili ////lidhet me linjat e transmetimit 400 kv Elbasan-Podgoricë. Një tjetër projekt, po i rëndësishëm, ka të bëjë me kredinë 5 milionë euro që do t‘u akordohet ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (SME), në drejtim të zhvillimit të tyre. Në kuadër të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, Fratini theksoi se vitin e ardhshëm ajo do të bëhet anëtare me të drejta të plota të NATO-s dhe kjo hap me siguri një perspektivë të re, për stabilizimin dhe sigurinë e të tërë rajonit. "Natyrisht rruga drejt BE-së varet nga reformat dhe rezultatet që Shqipëria do të dijë të arrijë, por është një rrugë ku Shqipëria do të ketë gjithmonë mbështetjen e Italisë", tha ai. Fratini kërkoi që reformat e rëndësishme të vendit të bëhen me të dyja polet e mëdha politike në vend, si mazhoranca dhe opozita. Ndërkohë që vend të veçantë në takimin Berisha-Fratini zë edhe Korridori i Tetë. "E konsiderojmë bashkëpunimin në sektorin e infrastrukturës një prioritet dhe Korridorin Tetë një prioritet akoma dhe më të madh", tha Fratini. Nga ana e tij, ministri i Jashtëm italian u shpreh se Kryeministri Berisha i ka mbajtur tashmë premtimet e dhëna Evropës, duke garantuar në këtë mënyrë ecjen me sukses të Shqipërisë drejt integrimit në BE dhe anëtarësimit të plotë në NATO.