E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjendet një fëmijë i humbur, s‘dihet identiteti

Një fëmijë që mendohet të jetë pesë ose gjashtë vjeç, është gjetur në rrugët periferike të Tiranës dhe asgjë nuk dihet për identitetin e tij. Ai nuk ka mundur të kontaktojë me uniformat blu, kështu që policia ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për fatin e fëmijës. Ai është gjetur nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 Tiranë në zonën e Paskuqanit. Burimet zyrtare policore detajuan se fëmija është rreth moshës 5-6 vjeç, gjatësia e tij rreth 110 centimetra, ngjyra e flokëve gështenjë, sytë ngjyrë të zezë, i veshur me xhinse blu dhe triko ngjyrë blu, me vija të bardha dhe të kuqe. "Lutemi familjarëve apo personave që mund ta njohin, të paraqiten pranë ambienteve të Komisariatit të Policisë Nr. 5, ose mund të kontaktoni në numrin telefonik 04 22 00182", ka apeluar Drejtoria e Policisë së Tiranës.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›