E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, rakia i merr jetën një 54-vjeçari

Një 54-vjeçar është gjetur dje i vdekur nga alkooli, ndërkohë që mendohet se ai kishte ndërruar jetë dy ditë më parë. Burimet policore të kryeqytetit bënë të ditur se për ngjarjen është marrë informacion se ka ndodhur rreth orës 09:00 të mëngjesit. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje ka shkuar policia, e cila ka bërë këqyrjen e kufomës së Avni Llanajt, 54 vjeç, lindur në Lezhë dhe banues në Tiranë. Sipas policisë "vdekja e tij mendohet se ka ndodhur dy ditë më parë në banesën e tij, në Rrugën e Qelqit. U kryen veprimet hetimore dhe nga deklarimet e marra të familjarëve, rezulton se shtetasi i lartpërmendur ishte konsumator i pijeve të shumta alkoolike. Gjithashtu, policia tha se nga këqyrja e kufomës nuk u konstatuan shenja dhune, ndërsa në banesën e tij u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një shishe rakie e konsumuar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›