E Shtunë, 31 Tetor 2026

Volejbollisti shqiptar kapet me kokainë

Një sportist shqiptar është arrestuar në Greqi, pasi është kapur me kokainë. Volejbollisti shqiptar që luan në ekipin grek Panelinio, Enea Pando, u arrestua prej policisë nën akuzën e tregtimit të lëndëve narkotike. Sipas policisë greke, sportisti 21-vjeçar u arrestua pasi në shtëpinë e tij u gjet sasia prej 42 gramësh kokainë e pastër dhe një peshore elektronike. Aksioni i policisë u krye në Athinë, aty ku jetonte familja Pando. Droga ishte e fshehur me kujdes në një valixhe. Në të u gjetën shenjat e gishtave të 21-vjeçarit dhe të të atit të tij, i cili në momentin e arrestimit nuk ndodhej në shtëpi. Sipas familjarëve, babai i volejbollistit ndodhet në Shqipëri. 21-vjeçari Pando u dërgua në Gjykatën e Athinës, e cila vendosi ta mbajë atë në burg pa afat, ndërsa për babanë e tij, i cili i shpëtoi arrestimit, është lëshuar urdhër-arresti. Policia e Athinës tha se hetimet për 21-vjeçarin kishin kohë që zhvilloheshin. Ai dyshohet se është pjesëtar i një grupi të tregtimit me pakicë të narkotikëve.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›