Fratini në Tiranë për liberalizimin e vizave
TIRANE- Ministri i Jashtëm i Italisë, Franko Fratini mbërrin të hënë në Tiranë për një vizitë zyrtare. Fokusi i axhendës së tij në takimet me drejtuesit më të lartë të shtetit shqiptar, do të jetë pikërisht procesi i liberalizimit të vizave dhe dorëzimi i pyetësorit të Komisionit Europian në 15 prill në Bruksel nga ana e kryeministrit Sali Berisha.
Burime pranë Ministrisë sonë të Punëve të Jashtme, bënë dje të ditur për mediat se vizita e Fratinit do të jetë vetëm disaorëshe. Së pari është planifikuar që ai të pritet nga zv/kryeministri Ilir Meta, njëherësh shefi i diplomacisë shqiptare. Pas këtij takimi të dy homologët do të mbajnë edhe një konferencë të përbashkët shtypi për mediat.
Më pas, takimet e ministrit të Jashtëm italian do të vijojnë me kryeministrin Sali Berisha e mandej edhe me Presidentin e Republikës, Bamir Topi.
Fratini personalisht, por edhe qeveria italiane janë pozicionuar qartësisht si mbështetës të fortë të integrimit të Shqipërisë në BE si edhe pro liberalizimit të vizave për shqiptarët.
(s.g/BalkanWeb)