E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSSH, 72 orë afat abonenteve debitore te energjise

TIRANE- Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, tashmë i privatizuar nga kompania CEZ, do të ndërmarrë masa ekstreme ndaj të gjithë abonentëve që nuk paguajnë faturat e energjisë elektrike.

Drejtuesit e kompanisë bëjnë të ditur se niveli i arkëtimeve ka pësuar rënie për shkak të mosshlyerjes së detyrimeve nga konsumatorët. “Në fund të vitit 2009, ky tregues arriti në 76.4%.

OSSH do t’u dërgojë të gjithë abonentëve debitorë një shkresë zyrtare, ku renditen masat që kompania do të ndërmarrë në rast se nuk shlyhet borxhi brenda 72 orësh.

Masat përfshijnë ndërprerje të energjisë, demontim të linjës së furnizimit, njëkohësisht dërgimi në prokurori i konsumatorëve që rilidhin energjinë pa miratimin e organeve të OSSH-së”, - tha dje Oligert Kume, drejtor i arkëtimeve në OSSH.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›