E Diel, 1 Nëntor 2026

Mandela apel Obamës: Mos harro varfërinë dhe sëmundjet që na kanë pushtuar

Simboli i luftës kundër racizmit në Afrikën e Jugut, Nelson Mandela, i ka bërë thirrje presidentit të sapozgjedhur amerikan Barak Obama të luftoj kundër varfërisë dhe sëmundjeve të shumta që kanë pushtuar kryesisht vendet e botës së tretë. Presidenti i parë zezak i Afrikës së Jugut, Mandela, në një letër të dërguar po ashtu presidentit të parë zezak të SHBA-ve, shkruan se “fitorja juaj është një shpresë, një rreze drite dhe burim guximi për të parë një botë më ndryshe”.

Sipas tij, Obama ka premtuar paqe dhe siguri për mbarë botën. “Gjithashtu, shpresoj që ju të jeni prijës i luftës kundër varfërisë dhe sëmundjeve të shumta që kanë pushtuar botën e sotme”, vijon Mandela në letrën e tij dërguar Obamës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›