Korrupsioni, arrestohet mjeku në Pejë
Pejë (Start)-Arrestohet drejtori i Qendrës se Mjekësisë Fizikale dhe Rehabitilitimit në Banjë të Pejës, dr. Ramiz Bacaj. Ai akuzohet për shpërdorim detyre si dhe marrje ryshfeti gjatë ushtrimit të postit që ka. Operacioni është organizuar nga njësia e Atnikorrupisonit në Pejë pas kërkesës së bërë nga Prokuroria e kësaj komune. Pas grumbullimit të provave të mjaftueshme, njesia e antikorrupsionit ka konstatuar se sasia në të cilën Bacaj është përfshirë rezulton të jetë mbi 75 mijë euro. Për të shkuar deri në arrestim, organet kompetente kanë analizuar një sërë dokumentacioni, raporte, pasqyrime financiare si dhe të gjitha llogaritë bankarë të të sipërpërmendurit.