Kaçanik: Policia arreston 4 persona të akuzuar për rrëmbim
Kaçanik (Start)-Katër persona janë arrestuar ndërsa një i pestë është shpallur në kërkim në Kaçanik të Kosovës. Ata akuzohen për rrëmbim me dhunë të shtetasve si dhe shfrytëzim të tyre. Lajmin e ka konfirmuar policia e UNMIK-t sipas të cilës Nesim Curri (1969) nga Hani i Elezit, Arsim Kolshi (1978) fshati Doganaj, Kaçanik, Fikri Hasani (1969) nga fshati Firajë, Shtërpcë dhe Afet Dalloshi (1978) nga Saponica janë arrestuar gjatë një operacioni të organizuar në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ndërkohë, Xhabir Zharku, (1964) është shpallur në kërkim pasi gjatë operacionit nuk gjendej në banesën e tij. Policia ka sekuestruar gjithashtu tri bomba dore, një automatik AK47, një pistoletë, qindra plumba etj.
Urdhërarresti ndaj tyre u lëshua menjëherë pasi një javë më parë një qytetar u ankua se ishte rrëmbyer nga personat në fjalë dhe më pas ishte grabitur.
Urdhërarresti ndaj tyre u lëshua menjëherë pasi një javë më parë një qytetar u ankua se ishte rrëmbyer nga personat në fjalë dhe më pas ishte grabitur.