E Shtunë, 31 Tetor 2026

Frattini lë KE për qeverinë e Berluskonit

Franco Frattini pritet të japë dorëheqjen nga Komisioni Evropian për t’u bërë ministri i ri i Jashtëm i Silvio Berluskonit, një post të cilin ai e ka pasur në një nga kabinetet e mëparshme të tij.

“Në një rast të tillë, zëvendësimi i zv/presidentit Frattini do të jetë në ngarkim të portofolios së transportit”, deklaroi presidenti i Komisionit Evropian, Hoze Manuel Barroso, i cili në një mënyrë konfirmoi mundësinë e përzgjedhjes së Frattinit në kabinetin e ri të Berluskonit. Barroso tha se, posti i çështjeve të brendshme dhe drejtësisë në KE do të drejtohet nga konservatori francez, Jacques Barrot, i cili tashmë drejton transportin dhe është edhe zv/president. Barrot do të kujdeset për këtë sektor gjatë largimit të Frattinit deri më 28 prill, në pritje të kabinetit të Berluskonit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›