E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klinton me fitore shumë të rëndësishme

Senatorja Hilari Klinton shënoi në Pensilvani një fitore shumë të rëndësishme për zgjedhjet presidenciale.

Senatorja e Nju Jorkut ka fituar rreth dhjetë për qind më shumë vota se kundër-kandidati i saj, Barack Obama, duke evituar kështu eliminimin e parakohshëm. “Me votat tuaja në Pensilvani është shënuar kthesë dhe ka filluar një faqe e re”, deklaroi Hilari Klinton për simpatizantët e saj në Filadelfia. Obama, i cili deri tani ka siguruar më shumë vota të delegatëve, tha pas rezultatit se: “Dua të filloj me urimin për fitoren e senatores Klinton, e cila bëri një garë shumë të mirë, por dua të falënderoj mijëra e mijëra njerëz nga Pensilvania, të cilët kanë ndihmuar fushatën tonë”, theksoi Obama. Deri në fund të garës do të votohet edhe në nëntë shtete më të vogla. Në bllokun e republikanëve, senatori John McCain është kandidati i kësaj partie në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›