E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndihma e Rusisë, ushqime të skaduara për serbët e Kosovës

Ndihmat ruse drejtuar serbëve të Kosovës, ku përfshihen barna dhe ilaçe, përfshinin një sasi të konsiderueshme mallrash të skaduara, të cilat u zbuluan gjatë kontrollit në doganat e kufirit të Kosovës.

Kamionët e parë me ndihmat nga rezervat e qeverisë ruse për serbët në Kosovë kaluan përmes pikës së kalimit kufitar në Merdare, 140 tonë artikuj të ndryshëm përfshirë edhe barna. Ato u janë nënshtruar një kontrolli të rreptë të autoriteteve të Sigurisë dhe të Doganave të Kosovës. Futja e këtij kontingjenti mallrash nga Serbia pas dorëzimit të rusëve, do t’u shpërndahen serbëve të Kosovës nga Kryqi i Kuq i Serbisë. Por nëse këto mallra konsumohen, përbëjnë një rrezik serioz për shëndetin. Nga kontrolli i parë i këtyre ndihmave tregohet se presidenti rus, Vladimir Putin nuk ka ndarë një buxhet të veçantë për serbët e Kosovës, por ndihmat për ta i ka marrë nga rezervat e shtetit të Rusisë. Gjatë kontrollimit, doganierët kanë vërejtur se afati i konservave të peshkut dhe mishit ka skaduar dhe kjo shihej qartë se këto konserva ishin prodhuar në vitin 2005 me afat qëndrueshmërie vetëm dy vite, sipas njoftimit nga mediat kosovare. Përfaqësuesi i Kryqit të Kuq serb në Graçanicë konfirmon se të gjitha ndihmat ruse do të hyjnë në rrugë legale në Merdare dhe do t’u shpërndahen familjeve serbe në kushte të vështira jetese.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›