E Diel, 1 Nëntor 2026

Frattini nuk takon opozitën

Shmangia

Kryediplomati italian, Franko Frattini, gjatë vizitës së tij në Shqipëri nuk ka mbajtur asnjë takim me përfaqësues të opozitës. Të paktën zyrtarisht axhenda e tij nuk kishte të rezervuar diçka të tillë as me kryetarin e PS-së, Edi Rama. Në orët e mëngjesit ai kishte një takim me zv.kryeministrin Ilir Meta. Më pas delegacioni italian takoi Kryeministrin Sali Berisha. Pas mesditës u nënshkrua protokolli i bashkëpunimit dhe zhvillimit nga zv.kryeministri Meta dhe ministri Frattini. Një takim i veçantë ishte rezervuar edhe me Presidentin e Republikës, Bamir Topi, dhe më pas inaugurimi i pavijonit me fotografitë e zotit Roland Tasho.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›